Sport

Berisha së shpejti me shtetësi australiane

Shpresat e Besart Berishës për të vazhduar të luajë në A-League në Australi siç duket janë afër finalizimit.

Golashënuesi më i mirë në histori të kësaj lige ka konfirmuar se është vetëm disa javë larg që të merr nënshtetësinë australiane, vendin të cilin e ka quajtur shtëpi në këto shtatë vitet e fundit, transmeton Koha.net.

“Shpresoj që në janar ose shkurt do të bëhem australian, kjo do të ishte fantastike. Mezi e pres. Nuk e di me saktësi kur, por mezi po pres të bëhem zyrtarisht australian. Ky është vendi ku kam filluar sërish të luaj futboll të mirë dhe kam arritur gjëra të jashtëzakonshme. Jam shumë mirënjohës për këtë dhe kjo është arsyeja pse jam këtu. E dua këtë vend, ka qenë i mrekullueshëm ndaj meje dhe dua të kënaqem këtu sa më shumë që mundem”, ka thënë Berisha, raportojnë mediat australiane.

Shtetësia e Berishës do të ishte edhe një favor i madh për klubin, Melbourne Victory pasi do t’i lejohej që të transferonte edhe një futbollist të huaj nga sezoni i ardhshëm.