Lëndimet e shpeshta shtyjnë Freiburgun ta shesë Abrashin

Lëndimet e shpeshta shtyjnë Freiburgun ta shesë Abrashin

27 dhjetor 2017 10:28

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi, pritet të largohet nga skuadra e Freiburgut.

Skuadra gjermane e Bundesligës do ta shesë Abrashin, i cili po ka probleme të shpeshta me lëndime. Mesfushori 27-vjeçar këtë edicion ka luajtur në Bundesligë vetëm në tri ndeshje, transmeton Koha.net.

Dy ndeshje të tjera i ka zhvilluar në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Evropës dhe një në të Kupës. Edhe edicionin e kaluar pati probleme me lëndime.

"Amir Abrashi ka qëndruar jashtë fushës shumë kohë për shkak të lëndimeve. Freiburgu është në kërkim të një lojtari tjetër për ta zëvendësuar Abrashin, i cili do të jetë në shitje gjatë janarit. Nëse nuk do të shitet në janar, atëherë shitja e tij është e sigurtë në qershorin e vitit të ardhshëm", ka njoftuar "badische-zeitung.de".

Për shkak të lëndimeve, Abrashi i ka munguar në disa ndeshje edhe Kombëtares së Shqipërisë gjatë kualifikimeve për botërorin "Rusia 2018.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme