Sport

Superliga e basketbollit “kthehet” në vitin 1999

E nisi me trajnerin turk Ahmet Kandemir, por Sigal Prishtina edicionin 2017/18 do ta përfundojë me Andin Rashicën. Kështu kanë bërë të ditur burime brenda klubit bardhekaltër të martën për gazetën Koha Ditore.

Drejtori i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, ka thënë se në pjesën e dytë të këtij edicioni Prishtina do të jetë "komplet me potencial vendor", duke iu referuar edhe basketbollistëve.

Aktualisht te Prishtina është vetëm një i huaj, amerikani Wayne Martin, që është në pritje të ndonjë oferte për t'u larguar nga Kosova. Më herët prej klubit janë larguar edhe Martin Lawrence, Maxie Esho, Dardan Berisha e Lis Shoshi, që kishin kontrata vetëm për garat evropiane.

"Prej janarit do të paraqitemi vetëm me vendorë, duke pasur parasysh nivelin e ligës", është shprehur Miftari....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)