Sport

Liverpooli fiton bindshëm, kthehet në top-katërshe

Liverpooli ka mposhtur bindshëm Swansean 5 me 0 në kuadër të xhiros së 20-të në Premier Ligë për t’u kthyer sërish në top-katërshe të tabelës duke kaluar edhe njëherë Tottenham Hotspurin.

“Të Kuqtë” nisën serinë e golave në minutën e gjashtë përmes Philippe Coutinhos, ndërsa e vazhduan në pjesën e dytë me dy gola të Roberto Firminos e me nga një të Alexander-Arnoldit e Alex Oxlade-Chamberlainit.

Në tabelë, Liverpooli ka 38 pikë në pozitën e katërt, katër më pak se Chelsea që është i treti dhe pesë më pak se Manchester Unitedi që është i dyti. Në vend të parë mbetet Mancehster City me 55 pikë e një takim më pak të zhvilluar.