Unitedi me ofertë përfundimtare për Fellainin

Unitedi me ofertë përfundimtare për Fellainin

26 dhjetor 2017 19:39

Manchester Unitedi raportohet se për herë të fundit ka tentuar të bind Marouane Fellainin që të mbetet në Old Trafford, duke i bërë ofertë të majme qëndrimi.

Belgut i kanë mbetur edhe gjashtë muaj në kontratën e tij me klubin anglez dhe në janar ka të drejtë të nis bisedimet me klube tjera.

Fellaini besohet se ka refuzuar një ofertë dyvjeçare nga Unitedi dhe ka thënë se ka oferta nga Beshiktashi e Roma.

Sipas Daily Express, Jose Mourinho dëshiron qëndrimin e 30-vjeçarit, të cilit i ka ofruar rritje page nga 120 mijë funte në 150 mijë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme