Sulmuesi anglez, Harry Kane, ka shënuar hat-trick në fitoren e thellë të skuadrës së tij Tottenham Hotspur prej 5-1 kundër Southamptonit.
Serinë e golave s’pati se kush ta niste tjetër përveç tashmë edhe golashënuesit më të mirë të Premier Ligës, Kane (18 gola të shënuar këtë sezon). Në minutën 22 dhe 39, ai siguroi avantazh bindës ndaj Southamptonit, duke e çuar kështu skuadrën e tij në pushim me epërsi, raporton Koha.net.
Katër minuta me të filluar pjesa e dytë, Dele Ali shënoi për rezultatin 3-0 dhe vetëm 2 minuta më vonë, shënoi edhe Son Heung-Min pas një asisti nga Ali për rezultatin 4-0.
Skuadra mysafire mori paksa zemër në minutën e 64-të pasi shënoi gol përmes Boufalit për të ngushtuar epërsinë e Tottenhamit, mirëpo kjo nuk zgjati shumë pasi Kane, vetëm 3 minuta më vonë shënoi edhe golin e tretë të tij në ndeshje dhe të pestin për skuadrën.
Kur po luhej minuta e 82 e ndeshjes, Dushan Tadiq i Southamptonit shënoi për të ngushtuar epërsinë e thellë të vendësve në 5-2.
Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja duke bërë që Tottenham të ngjitet në pozitën e 4-të ndërsa Southampton, skuadër që nuk di për fitore tash e 7 ndeshje, në të 13-tën.
-
26 dhjetor 2017 16:19
-
Shpërndaje në: