Sport

Kane thyen rekordin e Shearerit për më së shumti gola të shënuar brenda një viti

Harry Kane ka thyer rekordin e Premier Ligës për më së shumti gola të shënuar brenda një viti.

Kane i Tottenham Hotspur, me dy golat e shënuara deri më tani në ndeshjen ndaj Southamptonit në Wembley Stadium, ka mbërritur në 38 gola duke rrëzuar kështu rekordin 22 vjeç të mbajtur nga sulmuesi anglez, Alan Shearer, raporton Koha.net.

Sulmuesi anglez, 24 vjeç, shënoi me kokë pas harkimit nga Christian Eriksen nga gjuajtja e lirë për të mposhtur rekordin prej 36 golash të Shearerit të arritur në vitin 1995 me Blackburn Rovers.

Kane shënoi edhe njëherë në pjesën e parë për të dyfishuar epërsinë e klubit të tij në 2-0, dhe duke arritur kështu në 38 gola të shënuar brenda vitit 2017.