Warriors përsëri e mposht Cavaliersin

Warriors përsëri e mposht Cavaliersin

26 dhjetor 2017 11:43

Dy skuadrat finaliste të dy edicioneve të shkuara u përballën mes vete.

Në mbrëmjen e Krishtlindjeve në NBA u vu në skenë finalja e sezonit të kaluar. Edhe këtë herë fitimtarë ishin Golden State Warriors që fal dyshes Kevin Durant-Klay Thompson arritën të mposhtin 99:92, Cleveland Cavaliers.

Lebron James u ndal nga mbrojtja e fortë e Durant dhe Green dhe e mbylli sfidën me vetëm 20 pikë të realizuara. Pikëshënuesi më i mirë i sfidës ishte Kevin Love me 31 pikë. Në krahun tjetër Durant dhe Thompson e mbuluan në mënyrë të shkëlqyer mungesën e Curry pasi të dy së bashku realizuan 49 pikë duke udhëhequr Warriors drejt një fitoreje të rëndësishme e 27-ta në këtë sezon, transmeton ksp.

Mbrëmja e festave vazhdoi me një tjetër super ndeshje. Në Chesapeake Energy Arena, Oklahoma City Thunder kaluan me rezultatin e ngushtë 112:107 Houston Rocekts duke i shkaktuar humbjen e shtatë sezonale skuadrës nga Teksas.

Rusell Westbrook ishte lider i vërtetë duke fituar duelin ndaj ish-shokut të tij të skuadrës James Harden. Me 31 pikë 11 asistime dhe 6 kërcime Westbrook udhëhoqi Oklahomën ndërkohë që Houstonit nuk i mjaftuan 29 pikët e Harden.

Vazhdojnë luhatjet e Boston Celtics që këtë herë u mposhtën nga Washington Wizards me rezultatin 103:111.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme