Wenger pati ndikim të madh në karrierën e Weahs

Wenger pati ndikim të madh në karrierën e Weahs

26 dhjetor 2017 13:36

George Weah ka jetuar një jetë mjaft të përmbushur, një në të cilën ka arritur shumë. Lojtari i vetëm që ka fituar titujt e futbollistit më të mirë të Afrikës, të Evropës dhe të botës në një stinor, në vitin 1995, ish-sulmuesi i Monacos, Paris Saint-Germainit, Milanit dhe Chelseat, ka siguruar vendin në mesin e legjendave të futbollit.

Por kjo nuk mjafton për 51-vjeçarin, që mbetet lojtari i vetëm afrikan që është shpallur futbollisti i vitit. Ai nuk kënaqet me një jetë të qetë dhe të shijojë kujtimet e karrierës së tij të madhe, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Përkundrazi, ai po përballet me betejën më të madhe të jetës së tij, tentimin për të arritur ambicien e tij 12-vjeçare që të bëhet president i Liberisë.

Weah shkon në raundin e fundit të zgjedhjeve më 26 dhjetor kundër Joseph Boakait, zëvendëspresidentit të tashëm, pasi Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesat nga kundërshtarët e Weahs, që kishin thënë se procesi në raundin e parë të votimeve ishte njollosur nga mashtrimet.

Shteti në perëndim të Afrikës është ende duke e marrë veten nga efektet e tmerrshme të luftës civile në vitet 1990 dhe nga virusi Ebola mes viteve 2014 dhe 2016, që ka marrë jetën e mijëra personave dhe ka dëmtuar edhe më tepër ekonominë e brishtë të vendit.

“Unë jam ftuar për të shërbyer për dashurinë e vendit tim dhe dashurinë e njerëzve të mi”, thotë Weah nga selia e fushatës së partisë së tij, Koaliconi për Ndryshim Demokratik. “Unë dua të bëhem president, pasi mendoj se mund të bëj më tepër për njerëzit e mi në këtë pozitë. E di se shumë njerëz hamendësohen pse një ish-futbollist kërkon të bëhet president i një vendi, por askush nuk e pyet një avokat apo një biznesmen kur bën të njëjtën gjë”.

Weah është qartë i lodhur nga kritikët që thonë se ai ka mungesën e përvojës së kërkuar për t'u përballur me kompleksitetin e çështjeve ekonomike dhe sociale të Liberisë, që bëri qeverisjen sfidë të madhe edhe për presidenten në largim, Ellen Johnson Sirleaf, një ekonomiste e diplomuar në Universitetin e Harvardit që kishte qenë bashkëfituese e çmimit “Nobel” për paqe në vitin 2011... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme