Të gjithë sytë te mbretëresha e biatlonit në “Pyeongchang 2018”

Të gjithë sytë te mbretëresha e biatlonit në “Pyeongchang 2018”

26 dhjetor 2017 12:48

Performanca impresive e Laura Dahlmeierit në vitin 2017 e bën atë kandidate për të fituar disa të arta në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeonchang 2018”.

Garuesja gjermane ka qenë klasë në vete gjatë vitit, duke u bërë biatletja e parë që ka fituar pesë të arta në Kampionatin Botëror të Biatlonit dhe po ashtu duke fituar titullin e përgjithshëm të Kupës së Botës në biatlon, shkruan “Olympic.org”, transmeton “Koha Ditore”.

“Është me rëndësi të kthehesh në vendin ku ke pasur ndjesi të mirë”, tha Dahlmeier në mars të vitit 2017 nga Qendra e Biatlonit në Alpensia, ku fitoi garën e sprintit dhe të ndjekjes pa dal huq në asnjë tentim në qitje.

Me dy fitoret e shënuara, garuesja gjermane u përforcua në krye të Kupës së Botës në biatlon dhe ajo siguroi titullin e përgjithshëm një javë më vonë, duke shënuar fitoren e dhjetë të stinorit në ndjekje në Kontiolahti të Finlandës. Dahlmeier po ashtu siguroi titujt në garën individuale dhe të ndjekjes, duke kompletuar “tripletën”, dhe duke u vlerësuar si pasardhëse e ikonës Magdalena Neuner, që u tërhoq në vitin 2012 pasi fitoi titullin e tretë të përgjithshëm në Kupën e Botës.

Garuesja gjermane shijoi sukses më tepër në Botërorin e biatlonit të vitit 2017 në Hochfilzen të Austrisë, duke u bërë biatletja e parë që fitoi pesë të arta në një Botëror të vetëm. Doli triumfuese në stafetën e përzier, në ndjekje, në stafetën e femrave, në garën individuale dhe startin në masë. Ajo dështoi të fitonte të artën vetëm në sprint, ku u mposht në finish nga Gabriela Koukalova e Çekisë.

Ajo kishte fituar pesë medalje edhe në Oslo një vit më parë dhe tash është pronare e 13 medaljeve në kampionate botërore, shtatë prej tyre të arta... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme