Sport

Man. Utd përgatit ofertë për Kluivertin

Manchester Unitedi është duke u interesuar për të transferuar tinejxherin e Ajaxit, Justin Kluivert, raporton “Daily Mail” të hënën. Man. Utd ka përcjellë Kluivertin 18-vjeçar për më tepër se një vit, ndërsa skuadra po shikon të transferojë talente të reja.

Si pjesë e përmirësimit të lidhjes mes skuadrës së të rriturve dhe nivelit të të rinjve, Man. Utd po shikon po ashtu të transferojë mbrojtësin anësor të Fulhamit, Ryan Sessegnon. Tottenhami, po ashtu, ka shprehur interesim për të dy futbollistët, transmeton “Koha Ditore”.

Kluivert ishte parë duke folur me trajnerin e Man. Utd, Jose Mourinho pas ndeshjes finale të Ligës së Evropës të stinorit të kaluar që Unitedi e fitoi ndaj Ajaxit në maj.

Raportohet se Mourinho i kishte thënë në atë bisedë Kluivertit: “Ti je i veçantë, të bëjmë një transferim të veçantë. Edhe një stinor dhe më pas eja te Manchesteri dhe bëhesh sulmuesi im”.

Kluivert këtë stinor ka shënuar pesë gola në 14 ndeshje në elitën holandeze. Ai është biri i ish-sulmuesit ikonik holandez Patrick Kluivert.