Arsenali mendon ta shesë Sanchezhin në janar

Arsenali mendon ta shesë Sanchezhin në janar

26 dhjetor 2017 12:16

Arsenali do të dëgjojë ofertat për Alexis Sanchezin muajin e ardhshëm pas rritjes së shqetësimeve te lojtarët dhe stafi për përkushtimin e tij ndaj skuadrës.

Arsenali refuzoi një ofertë 60 milionë funte në verë të Manchester Cityt për Sanchezin, por skuadra londineze nuk përjashton mundësinë e shitjes së yllit kilian në afatin kalimtar të janarit, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Arsenali vështirë se do të marrë një ofertë të ngjashme si ajo e Cityt në verë, por prapë mendon të pranojë oferta edhe më të vogla, në mënyrë që mos ta humbë Sanchezin pa dëmshpërblim verën e ardhshme. Sanchez ka kontratë deri në verën e vitit 2018.

"Sportsmail" mëson se oferta 35 milionë funte do të mjaftonte për të bindur Arsenalin që ta shesë Sanchezhin.

Por, mbetet të shihet nëse Sanchez 29-vjeçar do të pranojë të largohet në mesin e stinorit, ndërsa raportohet se sulmuesi është i përkushtuar t'i bashkohet Manchester Cityt skuadër që drejtohet nga ish-trajneri i tij te Barcelona, Pep Guardiola.

Manchester City po mendon të presë për Sanchezin deri në verën e vitit të ardhshëm, për të siguruar atë pa dëmshpërblim, kështu që Sanchez me gjasë do të refuzojë të largohet muajin e ardhshëm.

Vendimi i Arsenalit për të shqyrtuar ofertat vjen pas shqetësimeve nga lojtarët dhe stafi se kiliani nuk është i përkushtuar të luajë për Arsenalin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme