Klopp vlerëson Liverpoolin skuadër defensive

Klopp vlerëson Liverpoolin skuadër defensive

26 dhjetor 2017 11:55

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Juergen Klopp ka bërë një deklaratë befasuese duke thënë se ai ka një skuadër defensive.

Liverpooli ka shkëlqyer në repartin ofensiv nën drejtimin e Kloppit, veçanërisht këtë stinor me Roberto Firminon, Philippe Coutinhon, Mohamed Salahun dhe Sadio Manen, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Liverpooli ka shënuar 70 gola në të gjitha garat këtë stinor, dhe është vetëm prapa Manchester Cityt që ka shënuar 77 herë.

Mirëpo gjasat e Liverpoolit për titull janë dëmtuar nga problemet defensive, që veçanërisht ishin evidente në ndeshjen e fundit të premten, kur u lejua Arsenali të shënonte tre gola për katër minuta, pasi Liverpooli ishte duke kryesuar 2:0.

Klopp, që ka dashur të transferonte mbrojtësin holandez Virgil van Dijk nga Southamptoni në verë, ka përkrahur mbrojtjen e tij këtë stinor, madje nuk e kritikoi as për kapitullimin që i ndodhi ndaj Arsenalit.

Dhe Klopp të hënën ka dhënë një vlerësim befasues, duke thënë se skuadra e tij është defensive... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme