Sport

Lukaku po tregon aftësi edhe për të krijuar raste

Manchester United ka krijuar më pak raste edhe se Southamptoni në këtë stinor të Premier Leagues, mirëpo pas performancës së Romelu Lukakut si krijues kundër Leicester Cityt, trajneri i Unitedit, Jose Mourinho mund të ketë gjetur një rrugë të re për skuadrën e tij që të qëndrojë në garë për titull.

Manchester United nisi furishëm stinorin, duke fituar katër nga pesë ndeshjet e para në ligë, ndërsa shënoi 16 gola gjatë asaj periudhe, me sulmin e udhëhequr nga sulmuesi i ri Romelu Lukaku, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Mirëpo, pasi shënoi dhjetë herë në nëntë ndeshjet e para në të gjitha garat, golat janë “shterur” për belgun, ndërsa Manchester Unitedi i Mourinhos tash është 13 pikë prapa Manchester Cityt që kryeson renditjen.

Manchester Unitedi e pret në “Old Trafford” të martën (sot) Burnleyn, ku nis një orar i ngarkuar në periudhën festive, një kohë perfekte për Lukakun që të gjejë një fytyrë tjetër në lojën e tij kur nuk është duke shënuar gola.

Të shtunën, sulmuesi ishte mjaft i mirë në një rol të pazakontë, ku asnjë lojtar tjetër i Manchester Unitedit nuk krijoi më tepër raste për bashkëlojtarët sesa Lukaku në ndeshjen kundër Leicesterit.

“Roli i Lukakut ka qenë ndryshe. Me rastet që krijoi, fitorja është dashur të sigurohej. Kontributi i tij do të kënaqë Mourinhon”, ka thënë ish-mbrojtësi i Unitedit, Gary Neville... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)