Willian në shënjestër te Mourinhos Foto: Reuters

Willian në shënjestër te Mourinhos

26 dhjetor 2017 08:55

Manchester United është i interesuar për sulmuesin e Chelseat, Willian.

Mediat britanike raportojnë se ‘Djajtë e Kuq’ janë në kontakt me ‘Blutë’ e Londrës për Willian, transmeton kp.

Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho duket se është i interesuar për përforcime të reja në skuadër në muajin janar, dhe Willian thuhet se është në listën e portugezit.

Siç raportohet, Mourinho është duke kërkuar pasardhësin e Mkhitaryan, i cili në janar pritet të largohet nga ‘Old Traffordi.

Willian dhe Mesut Ozil i Arsenalit shihen si zëvendësues te Mkhitaryan. Ndryshe, Willian është duke u kërkuar edhe nga klubi italian, Inter.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme