I trimëruar nga sukseset e 2017-s Saraçi ia mësyn titullit Kryemjeshtër

I trimëruar nga sukseset e 2017-s Saraçi ia mësyn titullit Kryemjeshtër

26 dhjetor 2017 10:30

Shahisti Nderim Saraçi ka fituar të dielën turneun memorial ndërkombëtar “Hyzri Talla”, për të përmbyllur një vit plot suksese.

Gjatë vitit 2017 shahisti i ri mitrovicas ka fituar shumë gara, ndërsa suksesi më i madh i tij vlerësohet arritja e titullit Mjeshtër Ndërkombëtar i shahut, shkruan sot “Koha Ditore”. Kishte shumë dekada që shahistët kosovarë nuk kishin fituar titull të tillë, që është i mundur vetëm me rezultate të nivelit të lartë.

Saraçi ka folur të hënën për vitin më të mirë në karrierë, ndërsa ai para vetes ka një synim edhe më të madh - që brenda dy vjetëve të fitojë titullin më të lartë në shah, atë të Kryemjeshtrit. Kosova ende nuk ka kryemjeshtër në shah.

“Dje në Prishtinë është mbajtur turneu ‘Hyzri Talla’. Ishte turne i mirë me shahistë nga disa vende të rajonit dhe fitova vendin e parë, si përmbyllje të suksesshme të vitit 2017”, ka thënë Saraçi të hënën për gazetën.

“Jam i kënaqur me rezultatet e këtij viti pasi kam arritur të mbrojë titullin e kampionit të Kosovës për të pestën herë me radhë, po ashtu këtë vit kam arritur të marrë titullin Mjeshtër Ndërkombëtar, kurse jam edhe fitues i Kupës së Kosovës dhe titullit kampion me ekipin Hasan Prishtina. Kam edhe një vend të tretë në Ligën e Maqedonisë me ekipin Gostivari, dhe po ashtu jam fitues i disa turneve 'blitz' dhe 'rapid' në Kosovë”, ka shtuar Saraçi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme