Sport

Prishtina nuk u beson trajnerëve, kërkon të rinj me konkurs

Asnjë trajner i Shkollës së Futbollit në klubin Prishtina pas 31 dhjetorit nuk e ka të garantuar kontratën e re.

Për ta fituar kontratën, përkatësisht për të mbajtur vendin e punës, atyre u duhet të plotësojnë një listë të gjatë të kritereve të paraqitura në konkursin e publikuar më 22 dhjetor në uebfaqen zyrtare të klubit, e që është i hapur deri në fund të këtij muaji, shkruan sot “Koha Ditore”.

Konkursit për trajner të shkollës së futbollit të klubit Prishtina duhet t'i nënshtrohen edhe trajnerët aktualë. Këtë e kanë bërë të ditur të hënën drejtuesit e klubit të kaltër, që është prej më të mëdhenjve në vend. Bëhet fjalë për të gjithë trajnerët e grupmoshave, pra pos atyre të ekipit senior.

Zyrtarë të klubit Prishtina pranojnë se trajnerët me të cilët nuk janë të kënaqur për punën e bërë deri tash, do të zëvendësohen me të rinj që i plotësojnë kriteret e konkursit.

Kriteret bazë janë: të posedojë licencë të UEFA-s, diploma, certifikata të vërtetuara te noteri, përvojë si trajner dhe si futbollist... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)