Sport

“Skifterat” ndihmojnë të varfrit me ushqim e veshmbathje

Tifozët e klubit të futbollit Gjilani, “Skifterat” kanë ndarë pako ushqimore, veshmbathje dhe lodra për fëmijë për shtatë familje të varfra. Iniciativës së “Skifterave” i janë bashkangjitur edhe lojtarët së bashku me shtabin teknik të Gjilanit.

“Ishte shumë e rëndë të shohësh njerëz të cilët në këtë shekull edhe më tutje vazhdojnë të jetojnë në mungesë te kushteve elementare e sidomos fëmijë të cilët sigurisht se nuk janë fajtor dhe nuk kanë porositur një jetë të tillë të cilën detyrohen ta jetojnë. Megjithatë arritëm të shohim buzëqeshje dhe gëzim në sytë e tyre”, thuhet në njoftimin e tifozëve të Gjilanit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Siç shkruan në njoftim, aksioni i “Skifterave” do të vazhdojë edhe të martën (sot) duke ndarë dhurata për 100 fëmijë me autizëm dhe nevoja të veçanta.

Iniciativa për të ndihmuar të varfrit ka pasur edhe në të vitet e kaluara, por edhe këtë vit, nga shumë grupe të tifozëve e klube.