Thaçi mbetet te Gjilani

Thaçi mbetet te Gjilani

26 dhjetor 2017 09:35

Mbrojtësi i Kosovës, Armend Thaçi, do të mbetet pjesë e klubit të futbollit Gjilani. Drejtuesit e klubit të Superligës së Kosovës nuk e kanë liruar të largohet në janar.

Interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë ka shprehur skuadra shqiptare e Maqedonisë, Shkëndija, si dhe Partizani i Tiranës e disa skuadra tjera të kampionatit shqiptar, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Do të mbetem te Gjilani deri në qershor të vitit të ardhshëm. Do të mundohem të jap kontributin tim ashtu siç kam bërë deri tash. Në verë do të shohim rreth të ardhmes time”, ka thënë Thaçi të hënën për gazetën.

Thaçi më herët karrierë ka bërë edhe te disa skuadra të tjera në Kosovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme