Sampdoria në garë për Qakën

Sampdoria në garë për Qakën

26 dhjetor 2017 09:13

Skuadra e Sampdorias është futur në garë për mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Kamer Qaka, përcjell të hënën “SampNews24”.

Qaka pritet të largohet nga ekipi rumun Poli Iasi gjatë janarit kurse ekipi nga Serie A është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim për kartonin e tij, të paktën një milionë euro, shkruan sot “Koha Ditore”. Bëhet e ditur se skautët e Sampdorias kanë përcjellë paraqitjet e Qakës këtë edicion dhe e shohin mesfushorin si përforcim të mirë për ekipin nga kampionati italian.

Qaka para fillimit të këtij edicioni iu bashkua ekipit rumun nga Kristiansundi norvegjez dhe këtë edicion ka 18 paraqitje në kampionatin e Rumanisë.

Përpara Sampdorias, interesim për Qakën kanë treguar edhe Braga, Steaua Bukuresht e Craiova. 22-vjeçari, në muajin e shkuar ka debutuar me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme