Shkëndija me sytë kah Turqia për ndonjë transferim

Shkëndija me sytë kah Turqia për ndonjë transferim

25 dhjetor 2017 22:42

Klubi i njohur tetovar, Shkëndija, ka njoftuar se presidenti Visar Bexheti është në Turqi ku ka ndjekur nga afër ndeshjen Galatasaray – Gostepe për të përcjellë ndonjë lojtar, i cili mund të transferohet drejt Maqedonisë.

Sipas njoftimit nga klubi, ai ka mbajtur takim me presidentin e Gostepes, Mehmet Sepill, për ndonjë transfer eventual.

Deri tani asnjëra palë nuk zbuloi detaje, duke lënë paqartësi për kahen e lëvizjeve eventuale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme