Sport

Trajneri i Valencias bën aksident me një derr të egër

Descriptive Text

Trajneri i Valencias, Marcelino, ka pësuar një tmerr kur është përplasur me veturë me një derr të egër, derisa po udhëtonte në autostradën spanjolle në orët e hershme të së dielës.

Marcelino 52-vjeçar, po kthehej në Asturias para festimeve për Krishtlindje, por u vonua kur një derr i egër vrapoi nga pylli në mes të rrugës, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Marcelino e goditi atë dhe u desh të shkonte në spitalin më të afërm për kontrolle. Më pas gjatë ditës u lirua nga spitali.

“Marcelino Garcia Toral është përfshirë në një aksident me veturë në orët e hershme të mëngjesit, derisa po udhëtonte për në shtëpi në Asturias për të kaluar pushimet me familjen e tij. Ndodhi në autostradën mes Logronos dhe Bilbaos, kur një derr i egër i preu rrugën dhe u përplas me veturën e tij. Ai u dërgua në spital, por u lirua më pas”, është thënë në një komunikatë të Valencias.

Valencia po e shijon pushimin e Krishtlindjeve ku ndeshjen e radhës e ka në 1/8 e finales të Kupës së Spanjës më 3 janar, kundër Las Palmasit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)