Sport

Mehmedi mund të kalojë te Hamburgu

Sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi, mund të transferohet te skuadra e Hamburgut, ka njoftuar të dielën “Bild”.

“Humburgu është futur sërish në garë për sulmuesin 26-vjeçar, Admir Mehmedi. Klubi i Bundesligës ishte i interesuar edhe vitin e kaluar, por nuk pati sukses. Por këtë dimër drejtuesit e Hamburgut duken më të vendosur për ta bindur Bayer Leverkusenin ta lirojë futbollistin e Zvicrës. Opsion është edhe huazimi me mundësi blerje”, shkruan gazeta e njohur, transmeton “Koha Ditore”.

Mehmedi me skuadrën e Bayer Leverkusenit ka kontratë deri në verën e vitit 2019.

Këtë edicion ka pasur pak hapësirë te skuadra gjermane. Ka luajtur në dhjetë ndeshje ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me tre asistime.