Sport

Një muaj e gjysmë para LOD, Kosova nuk e di sa garues do të ketë në PyeongChang

Garuesit që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018” janë në vlugun e përgatitjeve tashmë. Në këto Lojëra debutimin në Olimpiadën Dimërore do ta bëjë edhe Kosova.

Është e sigurt që Kosovën në Lojërat Olimpike në Kore të Jugut do ta përfaqësojë skitari Albin Tahiri, por nuk është plotësisht e qartë nëse së bashku me Tahirin do të udhëtojnë edhe skitarë të tjerë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dy organizatat që do të duhej të jepnin përgjigje për këtë, kanë interpretime të ndryshme për gjasat që Kosova të ketë më shumë se një garues në Lojërat Olimpike Dimërore, që mbahen prej 9 deri më 25 shkurt në PyeongChang.

Dilema është nëse Kosova mund t'i dërgojë dy apo më shumë skitarë me normë në të njëjtën kategori në skijim alpin. Është e sigurt që Kosova në Lojërat Dimërore do të përfaqësohet vetëm në skijim alpin, ndërsa dilema në opinion ka krijuar lajmi që Arbi Pupovci ka siguruar Normën B olimpike gjatë javës

Në Federatën e Skijimit të Kosovës thonë se ekzistojnë gjasat që Kosova të përfaqësohet me dy skitarë e një skitare në PyeongChang... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)