Sport

Unitedi kërkon 35 milionë funte për Mkhitaryanin

Manchester United raportohet se do të kërkojë 35 milionë funte për largimin e Henrikh Mkhitaryan, qysh në afatin e janarit.

Sipas “DailyMail”, Interi po udhëheq garën për mesfushorin, ndërsa nuk përjashtohet edhe një rikthim te Borussia Dortmundi.

Pritej që për armenin të ofrohej mundësia e huazimit, por Unitedi është i gatshëm që ta shesë atë për çmimin e duhur.