Sport

Nainggolan: Të gabueshme bisedat për titull

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan ka thënë se bisedat për titull ishin gabim, pasi ekipi i tij duhet të merret vetëm me ndeshjen e radhës.

Roma mbrëmë humbi derbin ndaj Juventusit me rezultat prej 1-0, duke e lënë paksa prapa klubin nga kryeqyteti italian, transmeton Koha.net.

“Bisedat rreth titullit ishin një gabim që kemi bërë në të kaluarën. Ne duhet të merremi me një ndeshje në kohë. Kemi një ndeshje më tepër në duar, atë kundër Sampdorias. Të humbësh ndaj Juventusit në Torino nuk është tragjedi, e kemi ndeshjen e kthimit në Olimpico dhe mund ta rikthejmë atë që humbëm. Jemi duke bërë punë të mirë dhe duam të përfundojmë sa më lartë që mundemi në tabelë”, ka thënë Nainggolan, raporton Football Italia.

Roma aktualisht mban vendin e katërt me 38 pikë, shtatë më pak se lideri, Napoli.