Sport

Leicesteri i mohon fitoren Unitedit në minutat e fundit

Manchester Unitedi është ndalur në barazim në udhëtim te Leicesteri në xhiron e 19 në Premier Ligë.

“Djajtë e Kuq” morën një pikë duke barazuar me rezultat prej 2-2, transmeton Koha.net.

Nikoçirët kaluan të parët në epërsi përmes Vardyt, i cili shënoi në minutën e 27 pas asistimit nga Mahrezi.

Megjithatë, dy gola nga Juan Mata përmbysën epërsinë e vendasve. Ai shënoi në minutat 40 dhe 60.

Leicesteri mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Amartey u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Përkundër një lojtari më pak në fushë Leicesteri arriti të marrë një pikë duke barazuar shifrat në minutën e 90+4 përmes Maguires.

Unitedi tani ka 42 pikë në vendin e dytë, përderisa Leicesteri në vendin e tetë ka 27 pikë.