Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve fiton derbin ndaj Romës

Derbi i xhiros së 18 në Serie A ndërmjet Juventusit dhe Romës i ka takuar kampionit në fuqi.

Bianconerët arkëtuan pikët e plota me golin e vetëm të shënuar nga mbrojtësi Benatia, në minutën e 18, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përkundër që Roma pati topin më shumë në këmbët e veta, ishte Juventusi që ishte më direkte duke krijuar më tepër raste shënimi, 22 kundrejt Romës që pati 12 goditje.

Pas kësaj fitore Juventusi tani ka 44 pikë, një më pak se lideri Napoli, përderisa Roma në vendin e katërt me 38 pikë.