Sport

Gattuso: Nuk jam unë problemi i Milanit

Gennaro Gattuso ka thënë se do të jepte dorëheqje nëse do të mendonte se është ai problemi i Milanit.

Rossonerët janë duke kaluar në një krizë dhe kjo u pa edhe nga humbje e sotme ndaj Atalantas, 0-2, transmeton Koha.net.

“Është një situatë e komplikuar, dhe fansat po protestojnë dhe nuk mund të mendojmë që të vazhdojmë sezonin kështu. Sot unë jam trajner i Milanit, por unë jam problemi i fundit këtu. Nuk është vetëm për shkak të nivelit të fitnesit, por është edhe ai psikologjik. Ne duhet të bëhmi ekip, dhe për ta bërë këtë duhet të gabojmë më pak. Nëse do të mendoja se unë jam problemi, atëherë do të jepja dorëheqje menjëherë”, ka thënë Gattuso.

Në këtë sezon Milani ishte tetë herë në disavantazh, dhe në tetë ndeshjet ka pësuar humbje, asnjëherë nuk ka arritur të marrë pikë nga një situatë e tillë, raporton Football Italia.

Aktualisht Milani mban vendin e 11 me vetëm 24 pikë.