Sport

City “shkel” Bournemouthin, shkëlqen Aguero

Manchester City ka vazhduar me formën e lartë në ligë edhe në xhiron e 19, duke e mposhtur me rezultat bindës Bournemouthin, në një takim që shkëlqeu sulmuesi argjentinas Kun Aguero.

“Qytetarët” fituan këtë përballje me rezultat prej 4 me 0, përderisa dy herë shënoi Aguero, kurse bëri edhe një asistim, raporton Koha.net.

Golin e parë argjentinasi e shënoi në minutën e 27 pas asistimit nga Fernandinho.

Në minutën e 53 Aguero asistoi për anësorin anglez, Raheem Sterling, që çoi rezultatin në 2-0.

Aguro realizoi edhe njëherë në minutën e 79 pas asistimit nga Silva, kurse golin e fundit e shënoi Danilo pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.