Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali fiton derbin ndaj Bilbaos

Real Madridi ka arritur të arkëtojë pikët e plota në një ndeshje shumë të vështirë ndaj klubit bask, Bilbaos.

Ishte Karim Benzema ai që heshti së pari tifozët në “San Mames”, duke shënuar në minutën e 25 pas asistimit nga Ronaldo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e dytë vendasit barazuan shifrat përmes sulmuesit të rrezikshëm Aritz Aduriz, kur po zhvillohej minuta e 65.

Por, Los Blancos vetëm tre minuta më vonë e rikthyen epërsinë përmes Casemiros, që shënoi pas një asistimi nga Ronaldo.

Real Madridi tani është lider me 65 pikë, pesë më shumë se ndjekësi i parë Barcelona.

Kurse Bilbao mban vendin e shtatë me 44 pikë.