Drenica e Skënderajt vlerësohet prej klubeve më stabile në futbollin kosovar. Nuk është larguar asnjëherë nga elita, ndërsa në stinorin vjeshtor është shquar për futbollin e bukur që ka shfaqur, shkruan sot Koha Ditore.
Rezultatet po ashtu nuk i kanë munguar - ka përfunduar vjeshtën në pozitën e gjashtë në Vala Superligë, para skuadrave si Trepça '89 e Gjilani. Por në xhirot e fundit te klubi nga Skënderaj nisën të shfaqen telashe, kryesisht të natyrës financiare, që sollën dorëheqjen e kryesisë, një xhiro para fundit të stinorit vjeshtor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe pas fundit të stinorit, telashet po shkojnë vetëm duke u rritur. Ende nuk ka kryesi të re të klubit, ndërsa në ditët e fundit janë larguar disa prej shtyllave të skuadrës së vjeshtës.
Të enjten nga Drenica u largua futbollisti ndoshta kryesor i skuadrës, Genc Hamiti, që kaloi te Ferronikeli i Drenasit. Të premten me klubin kuqezi u ndanë edhe qendërmbrojtësi Visar Berisha, trajneri Bekim Shotani e pas tyre edhe drejtori Ruzhdi Koca. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).