Sport

La Liga ndjek audiencën aziatike me terminin e hershëm të “Clasicos”

Descriptive Text

Përpjekja e La Ligas për të fituar audiencë në Azi dhe për t'u rrënjosur si liga më e popullarizuar në botë, ka shtyrë krerët e kësaj lige që derbin e madh "El Clasico" ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës ta caktojnë prej orës 13:00, diçka e pazakontë për Evropë.

Ndeshja që do të luhet të shtunën në Madrid, zakonisht luhej në orët e mbrëmjes, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Mirëpo, me nisje në orën 13:00, do të bëhet e mundur që shikuesit në vendet si Vietnam dhe Indonezi, ku i bie të nisë në orën 19:00 me kohë lokale, të përcjellin përballjen në terminin më të mirë.

Për dallim, Clasico e stinorit të kaluar më 23 prill, kishte nisur në orën 2:45 të mëngjesit me kohë lokale të këtyre shteteve aziatike...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)