Sport

Arsenali rivalizon Unitedin për Ruganin

Arsenali raportohet se ka bërë gati 35.4 milionë funte për transferimin e qendërmbrojtësit të Juventusit, Daniele Rugani.

Sipas raportimit të “DailyMirror”, për 23-vjeçarin tashmë interesim ka shprehur edhe Manchester Unitedi.

Rugani ka shprehur dëshirën që të luajë më shpesh te Juventusi dhe tani Wenger po kërkon që ta sjellë në Londër për t’i siguruar më shumë minuta.