Mesfushori anglez dëshiron të qëndrojë në Emirates dhe të ketë rastin të tregojë veten. Jack Wilshere është i lumtur tek Arsenali dhe nuk ka ndërmend të largohet nga Londra.
Lajmin e bëri të ditur vetë lojtari në një intervistë për mediat angleze. 25-vjeçari theksoi se dëshiron të qëndrojë te “Topçinjtë” pasi objektivi i tij është të ndihmojë sa më shumë ekipin për t’u ngjitur në renditjen e Premier Ligës, transmeton KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përfundimisht kam vendosur të qëndroj këtu. Dua ta ndihmoj Arsenalin të kthehet atje ku e meriton”, ka thënë Wilshere për Sky Sports. “Duhet të sqarojmë edhe disa gjëra dhe jam i sigurt se brenda pak javësh gjithçka do të shkojë ashtu siç duam të gjithë”, ka shtuar ai duke aluduar në vazhdimin e kontratës me Arsenalin.
Wilshere është cilësuar si një prej talenteve më të mëdhenj në futbollin anglez, por lëndimet e shumta që e kanë ndjekur gjatë karrierës ia kanë pamundësuar të tregojë vlerat e tij të vërteta.