Sport

Pensionohet Rosicky

Futbollisti çek, Tomas Rosicky i ka dhënë fund karrierës si futbollist.

Rosicky, 37 vjeçar, ka njoftuar se do të largohet përfundimisht nga futbolli.

Mesfushori çek e ka nisur karrierën profesionale me Sparta Pragën ekip me të cilin edhe i jep fund asaj, ndërsa ka luajtur edhe me skuadra të mëdha si Arsenal dhe Borussia Dortmund, transmeton KP.

“Ka kohë që jam duke e analizuar këtë situatë dhe kam ardhur në përfundim që nuk jam më në gjendje të vazhdoj të luaj edhe për faktin që trupi im nuk e përballon më futbollin profesionist”, ka thënë Rosicky në një konferencë për media.

“Dua ta falënderoj Spartën e cila më ka rritur, duke mi dhënë hapat e parë në karrierë dhe pikërisht ky klub ma ka mundësuar që t’i jap lamtumirën futbollit në vendin që e dua më së shumti”, është shprehur ai.

Rosicky gjatë karrierë së tij të lavdishme ka luajtur edhe me kombëtaren e Çekisë dhe numëron 105 paraqitje për vendlindjen e tij.