Sport

Mascherano drejt Kinës

Mbrojtësi argjentinas Javier Mascherano ka arritur marrëveshje me Barcelonën për t’u larguar.

Mascherano dhe Barcelona kanë rënë dakord që ai të largohet nga klubi për ta vazhduar karrierën në Kinë te skuadra Hebei Fortune.

Sipas Mundo Deportivo, blaugranat do të përfitojnë 10 milionë euro nga shitja e argjentinasit, i cili megjithatë nuk do të largohet menjëherë në afatin kalimtar të janarit, transmeton kp.

Barça i ka kërkuar 33-vjeçarit të qëndrojë deri në momentin e rikthimit në fushë të Samuel Umtiti në muajin shkurt, pasi trajneri Ernesto Valverde ka zgjedhje të pakta në këtë repart.

Kampionati i futbollit në Kinë nis në muajin mars, kështu që nuk do të ketë asnjë pengesë për Mascheranon që të qëndrojë te Barcelona edhe për dy muaj të tjerë.