Legjenda e Arsenalit, Ian Wright është i bindur se mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli po përgatitet të largohet nga ‘Spurs’.
21-vjeçari në fillim të këtij sezoni u nda me agjentin e tij Rob Segal dhe ende nuk ka emëruar agjentin e ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është një kohë shumë e rëndësishme për Dele Allin. Ai duhet të përqendrohet në futboll edhe kur ai nuk po luan futboll pastaj po i duhet kohë për të arritur përsëri nivelin ku ishte”, ka thënë ai, transmeton KP.
“Ai duhet të luajë në një nivel të qëndrueshëm për të treguar pse ai do të duhet të marrë një agjent të madh”, theksoi Wright.
Dele Alli është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha përfshirë edhe Barcelonën.