Sport

Për më pak se dy muaj, FSHF-ja vëzhgoi 2.785 talente

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se periudha nëntor-dhjetor ka përkuar me fazën më intensive të seleksionimeve në Shqipëri dhe jashtë kufijve të lojtarëve të moshave të ndryshme.

Hiç më pak se 2.785 lojtarë, të ditëlindjeve të ndryshme - nga 2000 deri më 2006 - kanë qenë gjatë kësaj periudhe në fokusin e trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave të reja në FSHF, shkruan Koha Ditore.

Pas përfundimit të fazës seleksionuese në Shqipëri dhe rajon, komisioni ka udhëtuar dhe ka kryer përzgjedhjet edhe në Greqi, Itali e Zvicër.

Përzgjedhësit që kanë ndjekur nga afër të gjitha këto seleksionime, Alban Bushi (U-21) dhe Xhemal Mustedanagiq (U-17) janë shprehur të lumtur për atë që e pret futbollin shqiptar...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)