Sport

E ardhmja e Qakës te Politenhnica vendoset shpejt

E ardhmja e mesfushorit Kamer Qaka te skuadra e Rumanisë, Politenhnica do të vendoset shpejt.

Për mesfushorin 22-vjeçar interesim të madh kanë shprehur skuadra nga Portugalia, Spanja, Italia dhe Rumania. Kështu ka bërë të ditur të martën presidenti i klubit rumun, Adrian Ambrosie, transmeton Koha Ditore.

"Kemi disa oferta nga Portugalia, Spanja, Italia dhe Rumania për Qakën dhe vendimi do të merret shumë shpejt", ka thënë Ambrose, njoftoi "prosport.ro".