Sport

Asensio kërcënon me largim shkaku i Hazardit

Descriptive Text

Eden Hazard raportohet se është në bisedime të avancuara me Real Madridin dhe pritet të largohet nga Chelsea për gjigantin e La Ligas pas përfundimit të Botërorit 2018.

Diario Gol raporton se ylli i “Bluve” është synim i Zinedine Zidane gjatë verës së ardhshme dhe transferimi i tij do t’i hapte rrugë largimit të Marco Asensios nga Bernabeu.

Ky medium shkruan se spanjolli i ka dhënë ultimatum klubit, duke thënë se nëse Hazard bashkohet, ai do t’i jap fund bashkëpunimit me Realin.

Asensio cilësohet si njëri prej lojtarëve me të ardhme të ndritur në futboll, por ardhja e Hazardit do t’ia rrezikonte vendin në formacionin e Real Madridit.

Diario raporton se klubi spanjoll është në bisedime me Hazardin dhe çdo gjë mund të përfundojë pas Kupës së Botës.