Pak orë pas aterrimit në Kosovë, përforcimi i ri i Bashkimit, Temi Soyebo është shprehur i gatshëm për ndeshjen që prizrenasit e zhvillojnë sot ndaj Sigal Prishtinës.
“Temi Soyebo në Prizren, i gatshëm për lojën e nesërme”, ka njoftuar Bashkimi të premten mbrëma, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina e Bashkimi janë përballur tri herë në kuadër të kampionatit të Kosovës dhe dy herë në kuadër të Ligës Ballkanike. Përballjen e parë kampionale dhe përballjen e parë në BIBL, Bashkimi i ka fituar në Prizren. Tri ndeshjet e tjera i kanë takuar Prishtinës.
Prishtina prin në klasifikim me 39 pikë nga 21 ndeshje. Bashkimi është i treti me 35 pikë nga 19 ndeshje. Nuk ka luajtur ende dy ndeshje me Pejën.