Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mustafi pritet të kthehet për derbin kundër Liverpoolit

Mbrojtësi Shkodran Mustafi do të jetë në dispozicion të trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, për ndeshjen derbi të Premier Leagues, kundër Liverpoolit.

Kjo ndeshje e xhiros së 19-të do të zhvillohet të premten. Mustafi 25-vjeçar për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës në derbi ndaj Manchester Unitedit, i ka munguar Arsenalit në tri përballjet e fundit në Premier League, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shkodran Mustafi është kthyer sërish në 100 përqindëshin e tij. Nuk do ta angazhoj të martën kundër West Ham United, por ai do të jetë në dispozicion për fundjavë”, ka thënë Wenger të hënën në një konferencë për media, njoftoi “express.co.uk”.

Këtë edicion, reprezentuesi i Gjermanisë për Arsenalin ka luajtur nëntë ndeshje dhe ka arritur të shënojë një gol.