Sport

Kandemir pritet ta lërë Prishtinën për Trabzonsporin

Descriptive Text

Ahmet Kandemir nuk pritet ta drejtojë Sigal Prishtinën në stinorin pranveror të kampionatit të Kosovës në basketboll.

Prishtina dhe Kandemir janë pajtuar që të ndajnë rrugët, nëse në adresë të trajnerit turk vjen një ofertë. Dhe një e tillë me gjasë ka ardhur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mediumet ne Turqi të hënën kanë raportuar se Kandemir pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Superligës turke, Trabzonspor. Trabzonspori pas humbjes që e pësoi në fundjavë nga Demiri ka shkarkuar trajnerin Zare Markovski. Në ditët në vijim, ai pritet të zëvendësohet nga Kandemiri.

Kandemir mori drejtimin e Prishtinës në fillim të edicionit. U soll nga klubi për të përgatitur skuadrën për gara evropiane. Prishtina u paraqit në kualifikime për Champions ku i humbi dy ndeshjet dhe më pas në FIBA Europe Cup, ku realizoi tri fitore e tri humbje, por nuk ia doli të kalojë fazën e parë grupore.

Në Superligën e Kosovës, Prishtina i ka fituar të gjitha ndeshjet e vjeshtës dhe shihet pa konkurrencë të denjë në garën për titull. Kjo ka bërë që klubi i kaltër të planifikojë ndarjen me teknikun turk e po ashtu me shumë lojtarë të huaj e vendorë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)