Celtic pëson humbjen e parë pas 69 ndeshjeve

Celtic pëson humbjen e parë pas 69 ndeshjeve

17 dhjetor 2017 15:52

Kampioni skocez, Celtic më në fund ka pësuar humbje në ligë, pas 69 ndeshjeve, raporton BBC.

Ishte Hearts që e mposhti me rezultat të thellë kampionin e Premiershipit, me rezultat prej 4-0, transmeton Koha.net.

Golat në këtë takim i shënuan Cochrane, Lafferty, si dhe dy herë shënoi Milinkoviq.

Kjo është humbja e parë e Celticut, që nga 11 maji 2016, 585 ditë më parë, kur kishte humbur nga St Johnstone 2 me 1.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme