Ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez, që është afër largimit nga klubi londinez ka refuzuar një ofertë për pagë vjetore prej rreth 24 milionë euro.
The Sun raporton se një ofertë e tillë për kilianin ka ardhur nga Kina, transmeton Koha.net. Megjithatë Sanchez është në pritje të një oferte nga Manchester City.
Klubi kinez Hebei China Fortune raportohet se i ka ofruar atij pagë prej 400 mijë funta në javë, por që është refuzuar nga kiliani.
-
17 dhjetor 2017 11:16
-
Shpërndaje në: