Sport

Dhjetë gjërat e veçanta të Arturo Vidalit

Arturo Vidal në vitet e fundit po konsiderohet si njëri prej mesfushorëve më të mirë dhe më luftarak në botë. Pas paraqitjeve të mira te Juventusi, kiliani të njëjtën formë po e tregon edhe me fanellën e kampionit të Bundesligës, Bayern Muenchen, shkruan Bundesliga.com. 

Ai është pjesë e ekipit bavarez prej verës së vitit 2015, kurse te Përfaqësuesja e Kilit konsiderohet hero, megjithëse ka folur për një largim të mundshëm, përcjell Koha Ditore.

Më poshtë janë dhjetë faktet e veçanta për lojtarin që njihet edhe si "King Arturo".

1 - Një tortë më e madhe për ditëlindje

Duhet të ketë më shumë fishekzjarre dhe torta të jetë më e madhe më 22 maj të vitit të ardhshëm, kur Vidal feston ditëlindjen e 31-të. Kompozitori i njohur Richard Wagner, autori i "Sherlock Holmesit" Sir Arthur Conan Doyle dhe ish-futbollisti evropian i vitit George Best, erdhën në këtë botë në të njëjtën ditë, më 22 maj.

I lindur në periferi të kryeqytetit të Kilit, Arturo erdhi në jetë në vitin 1987 dhe brenda pak orëve dallim me ish-tenistin numër një në botë, Novak Gjokoviq, që u lind në anën tjetër të Oqeanit Atlantik.

2 – Shndërrimi në luftëtar

Shkrimtari i famshëm Victor Hugo ndërroi jetë më 22 maj, kurse Arturo kishte një xhaxha me emër të njëjtë. Pikërisht, xhaxhai i tij ishte më se i bindur se Arturo mund t'ia dalë mbanë në futboll dhe të lërë shenjë. Pas disa paraqitjeve me ekipin lokal të lagjes së tij, Rodelindo Roman, Vidal iu bashkua klubit ikonë të kryeqytetit të Kilit, Santiago - Colo Colo me vetëm 12 vjet...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)