Sport

Zidane: Luajtëm një ndeshje të madhe

Pas fitores së Kupës së Botës për klube, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se skuadra e tij bëri një ndeshje të madhe.

Tekniku francez thotë se është i lumtur që skuadra e tij arriti ta fitojë trofeun e pestë brenda këtij viti.

“Ne luajtëm një ndeshje të madhe. Ishim plotësisht të fokusuar mirë nga fillimi i ndeshjes. Fitorja është e merituar. Jam shumë i lumtur që fituam trofeun e pestë. Gjithashtu jam shumë i lumtur me këtë ekip”, tha Zidane, transmeton kp.

Strategu francez ka lavdëruar yllin e skuadrës së tij, Cristiano Ronaldon, i cili shënoi një supergol në fitoren e Realit në finale kundër Gremios.

“Cristiano? Ai është gjithmonë aty kur duhet. Ai shënoi në momentet kyçe”, theksoi Zidane.