Sport

Kosova shënon rritjen më të madhe në renditjen e FIFA-s në futbollin e femrave

Descriptive Text

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e femrave ka shënuar rritjen më të madhe në renditjen e fundit në FIFA.

Në renditjen e re të publikuar nga FIFA, Kosova është ngritur për tetë pozita, më së shumti nga të gjitha kombëtaret, transmeton Koha.net.

Kosova është ngritur për tetë vende, dhe tani mban vendin e 97.

SHBA-ja e mbyll vitin 2017 në krye të kësaj renditje, kurse Gjermania mban vendin e dytë, Anglia në të tretin dhe në të katërtin është Australia, e cila është ngritur për dy pozita që për herë të parë hyn në top pesëshe. Kanada është kombëtarja e pestë më e mirë në renditjen e re.

Shqipëria është ngritur për dy pozita, dhe tani mban vendin e 71.

Më poshtë keni kombëtaret më të mira në futbollin e femrave.

Image