Manchester City është duke marshuar sigurt drejt titullit të sivjetmë të Premier Ligës.
Formën e shkëlqyer në këtë edicion City e ka vazhduar edhe sot ndaj Tottenhamin, të cilin e mposhti me rezultat të thellë prej 4 me 1, ndërsa shpërdoroi edhe një penalti, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e parë për “Qytetarët” e shënoi Gundogan në minutën e 14 pas asistimit nga Sane.
Gundogani më pas asistoi për golin e dytë të Cityt, të cilin e shënoi De Bruyne në minutën e 70. Jesus pati mundësinë ta çojë rezultatin në 3 me 0 por nuk e bëri duke dështuar nga penaltia.
Më pas ishte Raheem Sterling që shënoi dy gola në minutën e 80 dhe 90. Kurse mysafirët shënuan golin e nderit në minutën e 90+3 përmes Eriksenit.
City në krye të tabelës tani ka 52 pikë, dhe vazhdon të mbetet ekipi i vetëm pa humbje në ligë. Tottenhami në vendin e shtatë ka 31 pikë.